Bota

“Kjo nuk është lamtumirë”/ Kamela Harris jep dorëheqjen nga Senati amerikan: Do të punoj pa u lodhur për ta bërë mir

18 Janar 2021, 17:08 Nga DOSJA
“Kjo nuk është lamtumirë”/ Kamela Harris jep

SHBA- Kamela Harris do të japë ditën e sotme dorëheqjen si anëtare e Senatit në SHBA. Lajmin e ka bërë të ditur Dailymail, i cili shkruan se ajo pas dorëheqjes do të përgatitet për të marrë postin e zvendëspresidentes së SHBA-së. Në një letër ajo ka shkruar se dorëheqja e saj nuk është lamtumirë, pasi do të punojë pa u lodhur për të bërë sa më mirë punën e saj si zvendëspresidente. Më tej ajo tha se do të mundohet që të arrijë barazi gjinore në vend.

“Kjo nuk është lamtumirë. Ndërsa unë jap dorëheqjen nga Senati, unë jam duke u përgatitur të bëj një betim që do të më bëjë të kryesoj mbi të. Kam ndërmend të punoj pa u lodhur si Zëvendës Presidentja juaj, duke përfshirë, nëse është e nevojshme, përmbushjen e kësaj detyre Kushtetuese. Në të njëjtën kohë, kam shpresë që në vend që të arrijë një pikë barazimi, Senati në vend të kësaj do të gjejë gjuhë të përbashkët dhe do të bëjë punën e popullit Amerikan,” shkroi ai në letrën dërguar senatit.

Në 20 janar Kamela Harris së bashku me Joe Biden dhe të gjithë pjestarët e administratës së tij do të marrin detyrën. Harris do të marrë postin e nënpresidentës së SHBA-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jep doreheqjen nga senati kamela harris kamela harris jep doreheqjen nga senati kamela harris kamela harris

Sondazh

Poll