Bota

FOTO/ Zbulohet identiteti i 15-vjeçarit të vrarë sot në Prizren

18 Janar 2021, 17:34 Nga DOSJA
FOTO/ Zbulohet identiteti i 15-vjeçarit të vrarë sot në

KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku sipas mediave kosovare gjatë një sherri midis 5 të miturve ka mbetur i vrarë një 15-vjeçar me inicialet L.B. Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ylber Fanaj’ në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.”

Mësohet se viktima është Lirim Buduri, nxënës i klasës së 11-të.

“Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i hetimeve në Prizren”, – ka njoftuar Policia.

Më herët në lidhje me rastin, banorët e lagjes dhe drejtorët e shkollave kanë organizuar një protestë e cila do të mbahet ditën e Martë, duke pezulluar dhe mësimin për dy orë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasje ne prizren vrasje ne prizren

Sondazh

Poll