Bota

Akuza për spiunazh/ Rusia i kthen përgjigje Holandës dëbon dy diplomatët e saj

18 Janar 2021, 16:34 Nga DOSJA
Akuza për spiunazh/ Rusia i kthen përgjigje Holandës dëbon

RUSI- Rusia u ka dhënë dy jaëv kohë dy diplomatëve holandezë për të ikur nga vendi. Lajmin e ka bërë të ditur The Moscow Times, i cili shkruan se kjo është një përgjigjë për vendimin nga ana e Holandës për të hequr dy punonjës të ambasdadës ruse për shkak të akuzave të spiunzhit.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se dy diplomatët holandez kanë vetëm 2 javë kohë për tu larguar nga vendi.

“Pala ruse, e udhëhequr nga parimi i reciprocitetit, vendosi të dëbojë nga Rusia dy punonjës diplomatikë të ambasadës së Hollandës në Moskë,” tha deklarata.

Ndërkohë që për akuzat e Holandës, Ministria e Jashtme ruse tha se ato ishin pa baza dhe të të shpifura.

Marrëdhëniet midis Hagës dhe Moskës janë tensionuar që kur fluturimi Malaysia Airlines MH17 nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua në korrik 2014 mbi një pjesë të Ukrainës lindore të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Për këtë Holanda ka thënë se Moska ishte përgjegjëse për katastrofën, në të cilën u vranë 298 njerëz, 196 prej tyre Hollandezë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusa largon 2 diplomate holandeze rusa largon 2 diplomate holandeze

Sondazh

Poll