Bota

RUSI/ Pas arrestimit, Alexei Navalny dënohet me 30 ditë burg

18 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
RUSI/ Pas arrestimit, Alexei Navalny dënohet me 30 ditë burg

RUSI– Gjykatësi urdhëroi ndalimin e Z. Navalny deri në 15 Shkurt për shkeljen e lirisë me kusht. Ai do të ketë një seancë tjetër dëgjimore në 29 Janar për të përcaktuar nëse pezullimi i tij me kusht prej tre vjet e gjysmë duhet të zëvendësohet me burg.

Figura më e shquar e opozitës ruse është arrestuar dhe ndaluar për 30 ditë, pasi u kthye në Moskë për herë të parë që kur u helmua vitin e kaluar. Navalny tha se trajtimi i tij ishte përtej një talljeje me drejtësinë dhe e përshkroi seancën dëgjimore si paligjshmëri të shkallës më të lartë.

“Mos kini frikë. Dilni në rrugë, jo për mua, por për veten tuaj, për të ardhmen tuaj,”– tha ai nga stacioni i policisë.

Dhjetëra mbështetës të Navalny u mblodhën jashtë stacionit të policisë në mot të ngrirë, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Kur Z. Navalny u helmua Gushtin e kaluar, ai u dërgua në Gjermani për trajtim urgjent mjekësor. Ndërsa u shërua, ai tha se kishte ndërmend të kthehej në Rusi. Të Dielën, ai e mbajti premtimin, duke hipur në një fluturim pavarësisht paralajmërimeve se do të përballej me arrestimin në ulje.

Aeroplani ishte i mbushur me gazetarë, përfshirë nga BBC. Pak para uljes, piloti njoftoi se për arsye teknike, aeroplani po devijohej nga aeroporti Vnukovo, ku ishin mbledhur mijëra mbështetës të Navalny, në aeroportin Sheremetyevo, duke shkaktuar një pakënaqësi mes pasagjerëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestimi i alexei navalny arrestimi i alexei navalny

Sondazh

Poll