Politike

Skandali në Covid-2, Rama flet sërish për Tiren: Rast babëzie e pashembullt nga një personazh i neveritshëm, por ka dhe nj

18 Janar 2021, 17:39 Nga DOSJA
Skandali në Covid-2, Rama flet sërish për Tiren: Rast

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prekur sërish çështjen e skandalit në spitalin Covid-2, ku sanitarja Tire Alldervishi zhvati 8 milionë lekë nga nëna e një prej pacienteve të infektuara me Covid-19, e cila ndërroi jetë më vonë.

Teksa fliste për bluzat e bardha, Rama u shpreh se i rast, ishte një rast babëzie i pashembullt që nuk duhet të përsëritet më. Kreu i qeverisë inkurajoi qytetarët që të denoncojnë raste të tilla, teksa shtoi se edhe ata që bëhen nukflasin e nuk kontribuojnë në denoncime, bëhen bashkëpunëtorë në një rast të tillë. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Nuk është edhe aq e lehtë në aspektin e procesit, nga ana tjetër po të shohim edhe vendet më të zhvilluara, projeksionet janë pak a shumë të ngjashme me vendin tonë, sidomos me atë skenarin e mesëm dhe atë aftgjatë. Fatmirësisht nuk humbëm kohë. Patëm një vonesë krahasuar me vendet e BE-së sepse ato patën një akses të drejtpërdrejtë, por jemi përgatitur më së miri. Cilido qoftë numri i dozave në dispozicion, ne nuk do të mbetemi të mbivendosur. Besoj që në këtë process mund ta themi me plot gojën se sistemi ynë shëndetësor ka dëshmuar qëndrueshmëri, aftësi menaxhuese dhe largpamësi. Nga ana tjetër, e rëndësishme po ashtu edhe drejtimi i të gjithë sektorit nga ministrja e Shëndetësisë dhe ekipi i saj, së bashku me ata që operojnë në territory ka qenë larg të qenit problematik dhe i respektueshëm. E mira nuk ka fund, probleme ka plot.

Në spitalin Covid, një rast babëzie e pashembullt nga një personazh që ishte vërtet i neveritshëm tek spitali Shefqet Ndroqi. Por aq sa i trishtueshëm, aq edhe pozitive ishte se një qytetare denoncoi, një media i shkoi deri në fund procesit dhe ndihmoi qytetaren. Mesazhi ishte shumë i qartë. Ne jemi në gatishmëri të plotë për të bërë atë që na takon dhe për të reaguar ashtu siç na takon në çdo shfaqej abusive oër çdo rast, sidomos në sistemin shëndetësor. Kështu që askush nuk duhet të tërhiqet, të denoncojë çod rast. Raste të një shëmtie të tillë nuk janë të përditshme por edhe një vonesë e shkaktuar për pak mijë lekë të vjetra është abuzim, është e patolerushme. Nuk mund të njollosim bluzat e bardha, të atyre që çdo ditë e kalojnë me kërcënimin e jetëve të tyre.  Shtë e pafalshme për këdo që hesht pasi ka rënë pre e një abuzimi të tillë. Puna më e mirë që një qytetar mund të bëjë sot është ky, denoncimi.

LAJMI KRYESOR/ Miratohen 3 aktet-normative të marrëveshjes me Pfizer, Rama prezanton skenaret: Më ambiciozi, 14 muaj, do ju tregoj që s’kam injektuar ujë biologjik! Tirja, një rast babëzie, denonconi! (DEBATET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrestohet sanitarja tire alldervishi edi rama seanca plenare 18 janar 2021 arrestohet sanitarja tire alldervishi edi rama seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 17:18

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në...