Politike

Partia Republikane zyrtarizon kandidatët në Shkodër, kryeson listën Ditmir Harusha. Fatmir Mediu vijon rrugën pa Bashën, s

18 Janar 2021, 17:00 Nga DOSJA
Partia Republikane zyrtarizon kandidatët në Shkodër, kryeson

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë edhe në Shkodër. Në një deklaratë për mediat ai ka shpallur se vetë do të kandidojë në Shkodër.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në krye të listës është Ditmir Harusha, i cili vjen nga e majta. Ndërkohë Mediu krahas prezantimit të kandidaturave, ka thënë ndër të tjera se  opozita duhet te bashkojë votat në zgjedhje.

“Kandidat të PR dhe padyshim dhe kandidatë të opozitës. Për mua e rëndësishme është që të bashkohen votat, dhe votat nuk i bashkon vetëm Fatmir Mediu, por njerëzit që punojnë, dhe republikan edhe një demokrat, prandaj një listë sa më e integruar që prodhon sinergji dhe marrëdhënie të drejta është lista më përfaqësues dhe kam shtuar më tej është pesha elektorale e çdo subjekti. Meqënëse PR me PD ka një marrëdhënie shumë specifike dhe ideja është që jo të ndajmë parcela, por të fitojmë së bashku, ne jemi të gatshëm që në atë hapësirë ku kandidon PR gjykojmë se bashkur kush është kandidati më i mirë, për të mos i zënë rrugën asnjë demokrati, por as republikani. Ne po presim një përgjigje nga PD, intresi është bashkimi i opozitës, Rama bëri Kodin që opozita të jetë e përçarë, dhe duhet që këtë bashkim të mos e bëjmë si një pazar, unë e kam thënë, si Medi jam i disponuar të shkoj kudo në të gjitha qarqet e opiztës për t’i shtuar në votë të vlefshme, nuk kam asnjë-lloj preference personale, por duke respektuar rapoette dhe peshet politike, unë mendoj atë që është më e mira. Nëse PD në këtë qasje shikojnë që ka dicka që nuk është reale, jam i prirur që t’i konsideroj”, tha Mediu nga Shkodra.

Ndër të tjera  Mediu ka thënë se  po vazhdojnë, negociatat në një kohë që kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur një marrëveshje me 3 parti aleate dhe i ka premtuar vende të sigurta në lista, Agron Dukës në Durrës, Nard Ndokës në Shkodër dhe Dashamir Shehit në Tiranë.

“Ne vazhdojmë negocimet, padyshim, mendoj që kur je në politik ke një raport me publik, jo vetëm me kolegët e opozitës, se nuk kemi të bëjmë këtu me një interes apo pazar të PR, por me një interes të shtuar nga publiku, se çfarë pritet nga opozita dhe sa më transparente të jetë kjo marrëdhënie, aq më mirë është për Bashën, Mediun, PD dhe dhe pjesëtarët e tjerë të koalicionit”, tha Mediu.

Disa ditë me parë, Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e PR-së, në Tiranë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu partia republikane fatmir mediu partia republikane

Sondazh

Poll