Politike

“Ka injektuar ujë biologjik”/ Rama u përgjigjet teorive në rrjet: Analistët e rangut të lartë do shohin antitrupat, ja

18 Janar 2021, 17:27 Nga DOSJA
“Ka injektuar ujë biologjik”/ Rama u përgjigjet teorive

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do tu japë përgjgje të gjitha teorive në rrjet, që kanë aluduar se ai nuk është vaksinuar por ka marrë ujë biologjik.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se anaistët dhe  opinionistët e rangut të lartë, siç ai i konsideroi komentuesit për këto teori, do të mund të shohin një analizë të antitrupave të kryeministrit Rama që  do ta bëjë në momentin që do të marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Kam biseduar dhe me ministren që sidoqoftë në momentin që pjesa që ka bërë vaksinën, do të duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm. Unë po. Të bëjë një transparencë për antitrupat që tregon se vaksina është marrë dhe ka bërë efektin. Ka pasur edhe analistë e opinionistë të rangut të lartë që kanë hedhur idenë se jam injketuar me ujë biologjik. Kjo është një analizë shumë e lartë për nivelin tonë.

LAJMI KRYESOR/ Miratohen 3 aktet-normative të marrëveshjes me Pfizer, Rama prezanton skenaret: Më ambiciozi, 14 muaj, do ju tregoj që s’kam injektuar ujë biologjik! Tirja, një rast babëzie, denonconi! (DEBATET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 18 janar 2021 edi rama seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 17:18

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në...