Politike

Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes, Myslym Myslimit: Ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin

18 Janar 2021, 16:39 Nga DOSJA
Meta i uron ditëlindjen legjendës vlonjate të peshëngritjes,

VLORË- Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës që në Vlorë ka gjetur rastin të takojë nga afër e t’i urojë ditëlindjen edhe legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, meta ka shkruan se Myslimi ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë.

STATUSI I PLOTË

I lumtur t’i uroja sot 60-vjetorin e lindjes, legjendës vlonjate të sportit të peshëngritjes, Myslym Myslimi. Mbi 10 herë kampion i vendit me fanelën e Flamurtarit dhe të Partizanit, rekordmen dhe titullar i ekipit kombëtar, ai ka gdhendur me punën, talentin dhe karakterin e tij një personalitet, që të imponon respekt dhe nderim gjithmonë, duke treguar njëkohësisht se është një qytetar shembullor, familjar dhe prind i shkëlqyer. Kënaqësi të ndaja disa momente edhe me familjen e tij të mrekullueshme.
EDHE 100 KAMPION! 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta myslym myslim ilir meta myslym myslim

Sondazh

Poll