Politike

Shembja e rrugës së Borshit, Meta shigjeton Ramën: Kështu ndodh kur puth në ballë atë që duhet ta bëjë rrugën!

18 Janar 2021, 16:47 Nga DOSJA
Shembja e rrugës së Borshit, Meta shigjeton Ramën: Kështu

TIRANE- Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer ironitë me kryeministrin Edi Rama dhe mbrojtjen që ky i fundit i ka bërë kompanisë Salillari pas shembjes së rrugës në Borsh. Gjatë takimit në Selenicë, Meta u pyet nga gazetarët për këtë çështje dhe e dha një përgjigjie. 


Pyetje: Rruga e Borshit ka shkitur, po e ndiqni këtë situatë?

Meta: Jam i lumtur që rruga e Llogarasë nuk ka lëvizur fare. Edhe gjithë rrugët që janë bërë në vitin 2000-2002. Kështu është kur ai që duhet t’i kërkojë llogari, i puth në ballë. Uroj mos të keni përmbytje të tjera.

Kryeministri Edi Rama njihet për afërsinë e tij me pronarin e kompanisë Salillari, Pëllumb Salillari. Pas tërmetit tragjik, Rama pozoi me Salillarin dhe e puthi atë në ballë, si një shembull suksesi që sipas tij, “ka punësuar me mijëra qytetarë”. Por së fundmi, Salillari ka pushtuar mediat jo për sukses por për dështim. Një pjesë e rrugës në Borsh, e ndërtuar nga kompania Salillari me vlerë 13.7 milionë euro u ça më dysh pas përmbytjeve dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur edhe hetimet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta pellumb salillari edi rama ilir meta pellumb salillari

Sondazh

Poll