Politike

18 Janar 2021, 17:18 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se do të ishte një gabim nëse vendi ynë do të blinte të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave anti-Covid vetëm nga Pfizer, pa përfshirë asnjë kompani tjetër. 

Sipas kryeministrit, do shqyrtohen edhe vaksinat e tjera, përfshirë edhe ato që janë në dalje e sipër, ndërs Shqipëria ka derën e hapur që në bazë të marrëveshjes së arritur me Pfizer të shtojë numrin e dozave të vaksinave, shkallë-shkallë. 

Kryeministri shtoi se duhet pasur parasysh që Pfizer është një vaksinë e shtrenjtë dhe kërkon dy doza.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama 

Sikundër e kemi paralajmëruar sot do të votohet marrëveshja me Pfizer për sjelljen e masës së parë të vaksinave. Kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë do thosha, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme. Pse e them këtë? Sepse qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit, duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit kombëtar të vaksinimit dhe duke mos harruar se ndërkohë janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tanimë presin me ditë aprovimin qoftë vaksina AstraZenecha e cila është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe pret aprovimin nga BE, qoftë edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Është e rëndësishme të kihet kjo parasysh, do të ishte e gabuar dhe e nxituar të kontratonim të gjithë sasinë që na duhet, duke pasur parasysh edhe çmimin që është fiks, edhe procesin e vaksinimit që është me dy doza, i përshkallëzuar në kohë dhe me një sërë element sigurie që i kemi garantuar…por gjithsesi në tërësinë e vet, kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë e kemi siguruar marrëveshjen dhe për doza të mëtejshme në rast se kështu do të gjykohet në vijim. Nëga ana tjetër i kemi lënë vetes hapësirën për të pasur mundësi për të negociuar edhe për vaksina të tjera. Qoftë edhe në nivelin e komunikimit me shtete të tjera. I gjithë procesi është më i ndërlikuar nga ç’duket.

LAJMI KRYESOR/ Miratohen 3 aktet-normative të marrëveshjes me Pfizer, Rama prezanton skenaret: Më ambiciozi, 14 muaj, do ju tregoj që s’kam injektuar ujë biologjik! Tirja, një rast babëzie, denonconi! (DEBATET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja shqiperi-pfizer seanca plenare 18 janar 2021 edi rama marreveshja shqiperi-pfizer seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll