Politike

Marrëveshja sekrete me Pfizer/ Murrizi: Arroganca e qeverisjes që u zhvati shqiptarëve 540 mln euro, kështu u hapet oreksi t

18 Janar 2021, 17:05 Nga DOSJA
Marrëveshja sekrete me Pfizer/ Murrizi: Arroganca e qeverisjes që u

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi, gjatë senacës së para parlamentare për këtë vit ka thënë se e shyqyr që këtij parlamenti i ka ardhur fundi, pasi ka dalë nga një çadër në mënyrë ilegale. Deputeti është treguar kritik ndaj partive kryesore gjatë qeverisjes së vendit në 30 vitet e fundit.  

Ai ka thënë se qeverisja për shkak të arrogancës që ka treguar gjatë këtyre viteve ka detyruar shqiptarët që të paguajen 540 mln euro Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera Murrizi ka folur dhe për marrëveshjen e Pfizer duke thënë se qeveria duhet të tregohet transparente dhe të publikojë. Pas kësaj ka ndërhyrë dhe Kryeparlamentari duke thënë se marrëveshjet janë depozituar pranë Komisioneve, dhe se nuk mund t’i bëjnë publike, sakaq ka thënë se deputetët mund t’i lexojnë.

Myslim Murrizi: E pashë se si u votua shpejt kjo gjë, pa u shkoqit marrëveshja me Pfizer, shikoj që Parlamentit i ka ardhur fundi, shyqyr më në fund, ky parlament i ngritur pas një marrëveshje në çadër, nga çadra në çadër. Gallata e këtyre katër viteve është Estrada e dy viteve të fundit. Para katër katër vitesh pamë fushata me tepsi, sepse LSI-ja i kishte lidhur duart atij që merr miell te Bexheti, i fut duart në fyt Shëfqeti, etj, etj. Para 30 vitesh kam qenë në politikë por nuk kam marrë asnjë lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Po shikoj që beteja false dhe hipokrite e imagjinare 3D mes këtyre që janë dhe atyre që kanë qenë. Efteri ka kohë që është me ju, Nasipin e ftuat në version dasme, Silvën e ftoi Ervini sot. Mondi është strehuar në Presidencë, një Mond tjetër thuhet që do iki. Kjo është një marrëveshje mes dy tufash hajdutësh në kurriz të shqiptarëve. Cili ministër tjetër nga ortaku juaj ka ngelur i paftuar në sofrën tuaj, në tavolinën tuaj të kristaltë, apo kjo ishte loja? Uroj që më 25 prill shqiptarët t’ju ndëshkojnë me votë. 30 vite e njëjta estradë, të njëjtën klloun, që kapërcejnë ylberin nga mëngjesi në darkë për të ruajtur një vend në këtë sallë. Edhe deputetët e nderuar të PS-së që kan ardhur këtu e që janë të nderuar, ndihen të kërcënuar. Kam qenë në fushatë si ju në vitin 2017, më vjen për të vjellë kur mendoj se çfarë thini ju për ministrat në atë kohë. Do ta merrni shpejt kusurin e thithjes. Në katër vite i detyruar shqiptarët të paguajnë 540 mln euro borxh në Gjykatën Kushtetuese. 100 Beçhetit, 100 Korum-it, 44 mln euro ishte blerja tek nëntë-katëshet ia dhatë firmës aktor, mori kontratë në mënyrë arbitrare. 110 firma Kërdinja, 170 mln euro janë detyrime të papaguara falë arrogancës tuaj gjatë vitit 2013-2017.

Cila është kategoria e shqiptarëve që do të vaksinohet. Nëse për kapriçot e kryeministrit të Nusretit dhe për dhënie llafje nuk e di për çfarë, me një kompani private siç është Pfizer, nuk kemi pae bëjmë asgjë sekrete, sepse kështu do tu shtohet oreksi të gjitha kompanive dhe do të vishemi me mallra sekretë e do të ikin në drejtim të paditur.

Gramoz Ruçi: Marrëveshjet janë depozituar pranë Komisioneve, kush të dojë nga deputetë të shkojë t’i lexojë. Nuk i bëjmë dot publike, kjo është çështja.

(f.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grmoz ruçi myslim murrizi grmoz ruçi myslim murrizi

Sondazh

Poll