Politike

Rama zbardh tre skenaret: Më ambiciozi është të vaksinohemi brenda 14 muajve, urojmë që procesi të mos ketë të papritur

18 Janar 2021, 17:29 Nga DOSJA
Rama zbardh tre skenaret: Më ambiciozi është të vaksinohemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ambicien të arrijë një skenar në Shqipëri për të përfunduar vaksinimin brenda 14 muajsh. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Rama tha se skenari i parë dhe më ambiciozi është 14 mujori, imesmi ka një axhendë 18 mujore dhe i treti ka një axhendë 24 mujore.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria do të mundohet të kapë skenarin e parë për të parë edhe dy efektivet e vaksinimit, atë të drejtpërdrejtë tek personi që merr injeksionin dhe atë të shkëputjes së zinxhirit të infektimit.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Kemi tre skenare. Më ambiciozi vaksinimi i të gjitha kategorieve, të gjitha moshave brenda 14 muajsh. I mesmi ka një axhendë 18 mujore dhe i treti ka një axhendë 24 mujore. Ne sigurisht do të bëjmë gjithçka për të shkuar sipas skenarit të parë dhe faktikisht me votimin sot të Kuvendit, i hapet rruga për të marrë sipas marrëveshjes së negociuar në parim.

Shkallë shkallë mund të porosisim edhe sasi të tjera nga Pfizer bazuar në një marrëveshje që pritet të ratifikohet. Vaksinimi ka krijuar pakënaqësi për shtyrjen me javë të nisjes së procesit. Ky është një proces që ka të papriturat eveta, ne jemi plotësisht të përgatitur, qëndra e vaksinimit në Tiranë është hapur dhe po funksionon. Do shtrihet në Shkodër, Vlorë dhe me radhë në të gjitha pikat e përcaktuara në plan në mënyrë që njerëzit e moshave të thyera ta marrin sa më lehtë. Në proces do të bëhet edhe degëzimi kapilar i të gjithë linjave të infrastrukturës së vaksinimit për ta çuar në çdo qark apo bashki.

Në mënyrë që të realizojmë skenarin më ambicioz, atë të vaksinimit për 14 muaj. Vaksinimi ka dy efekte të menjëhershme, një është i drejtpërdrejtë tek ai që vaksinohet dhe tjetri është shkëputja e zinxhirit të infektimit. Që do të thotë se sipas studimeve të bëra, rritja e përqindjes së individëve të vaksinuar, sjelle një ulje të vazhdueshme të personave të prekur. Kam parasysh këtu një numër të shumëzuar për dy, shpesh për tre. Kjo na jep mundësi ta shikojmë me shumë optimizëm gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, duke pasur parasysh që procesi do të ecë i pa trazuar nga luhatjet e kompanisë. Kompania do të sjellë fillimisht 10 mijë e 700 vaksinat e para. Do të ndjekim të njëjtin proces siç është ndjekur në vendet e tjera, për të hequr sekëllditë e krijuara në rrjet.

LAJMI KRYESOR/ Miratohen 3 aktet-normative të marrëveshjes me Pfizer, Rama prezanton skenaret: Më ambiciozi, 14 muaj, do ju tregoj që s’kam injektuar ujë biologjik! Tirja, një rast babëzie, denonconi! (DEBATET)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 18 janar 2021 seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 17:18

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është kufizuar vetëm me kompaninë Pfizer përsa i përket procesit të vaksinimit anti-Covid. Në...