Politike

NIS ME DEBATE/ Hajdari dhe Gjoni refuzojnë votimin e akt-normativeve të marrëveshjeve me Pfizer: Ç’është gjithë ky sekr

18 Janar 2021, 16:34 Nga DOSJA
NIS ME DEBATE/ Hajdari dhe Gjoni refuzojnë votimin e akt-normativeve

TIRANË– Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate të forta. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë deputetëve për të votuar tre akte normative në Parlament të propozuara nga Qeveria, mes tyre, marrëveshja me vendin që ka sjellë për vaksinat, dhënia e autorizimit Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo e ministrit të shtetit për rindërtim me prodhuesit e vaksinave që janë certifikuar nga SHBA dhe BE.

Teksa ka Ruçi ka prezantuar marrëveshjet ka ndërhyrë dhe deputeti Ralf Gjoni, duke thënë se kjo është një tallje e ekzekutivit, pasi nuk ka bërë transparente marrëveshjet, që i kushton miliona lekë buxhetit. Por, në sqarimin e tij, kryeparlamentari Ruçi u shpreh se marrëveshja është bërë publike në Konferencën e Kryetarëve dhe është kërkuar që t’iu jepet edhe deputetëve.

Pjesë nga Debati: 

Gramoz Ruçi: Miratuam 98 akte, 54 ligje dhe 42 vendime. Në sesionin e kaluar rezlizuam tre objektiva. Ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, në këto zgjedhje do të kemi për herë të parë votimin e emigrantëve, ky është një vendim historik. Shqipëria ka sot një Kod Zgjedhor. Ky session do të jetë i shkurtër. Shtimi i plotësimit të kandidatëve të shtyllës së Kuvendit, së katërti si objektiv përfaqësimin e sa më të mirë të zgjedhësve përmes miratimit të manualit të mikëqyrjes. Fillimi i punës për ngritjen e insitucioneve parlamentare. Nga qeveria janë paraqitur tre akte normative. Që të treja kanë të bëjnë me çështjen e përballimit të pandemisë, po ju lexoj titujt. E treta është për furnizimin dhe prodhimin me vaksina nga Pfizer. Kërkoj nga deputetët miratimin për ratifikimin për këto tre akte. Nëse kam mirëkuptimin e të gjithë kolegëve do të kërkoja që të përfshiheshin dhe të bëhej gati procesi i votimit.

Ralf Gjoni: Ky ekzekutiv nuk mund të tallet me qytetarët e Shqipërisë, nuk po gjej dot tekstin e akteve. Nuk mund të votojmë thjesht bazuar në titujt e lexuara nga kryetari i Kuvendit. Kemi kaluar në disa vaksina klandestina gjoja të ardhura nga një vend mik. Në media dëgjojmë dhe marrëveshje sekrete. Ju lutem zoti kryetar mund të kemi pak më shumë transparencë. Jam dakort që të vaksinojmë shqiptarët, procedurat duhet të jenë transparente. Po e kthejmë shtetin në një çerdhe ku kemi vetëm një edukatore.

Gramoz Ruçi: Unë bëra një propozim. S’kemi të bëjmë me tallje të ekzekutivit….a ka mndësi të dëgjosh, të dëgjova unë, të dyja aktet e para i kam bërë publike në konferencë të kryetarëve, kjo është kërkesë me marrëveshje që nuk botohen as në shtyp dhe as në rrjetet përkatëse. A duhet të njihen deputetet? Po. Aktet do të depozitohen në komisione ku do të njiheni me to. S’ka asgjë këtu as për transparencën, as për jo zyrtare, kjo është kërkesë që s’është vetëm për ne, por për të gjithë kuvendet kudo që janë dhe jemi të detyruar ta zbatojmë.

Rudina Hajdari: Nuk jam informuar për takimin e grupit të kryetarëve, nuk jam dakort për mënyrën e porcedimit. Kjo është çështje sensitive, duhet të jemi transparent. Aktet nuk kanë pse të kalojnë sot, mblidhemi në një seancë tjetër, të njihen qytetarët dhe deputetët. Nuk jam dakort. Nuk duhet të sillemi sikur ka një sekret të madh, duhet të dimë si merren këto vaksina, sa janë dhe si do të shkojnë tek qytetarët.

Gramoz Ruçi: Nuk ka sekret, ja po jua lexoj dhe një herë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ralf gjoni rudina hajdari seanca plenare 18 janar 2021 gramoz ruci ralf gjoni rudina hajdari seanca plenare 18 janar 2021

Sondazh

Poll