Sport

Puthi stemën e Juventusit dhe u kritikua nga tifozët e Inter, Vidal “lan mëkatin”: Do jap shpirtin për…

18 Janar 2021, 09:01 Nga DOSJA
Puthi stemën e Juventusit dhe u kritikua nga tifozët e Inter, Vidal

ITALI-Inter-Juventus ishte një mundësi për të përshëndetur njëri-tjetrin, veçanërisht para ndeshjes diskutuan imazhet që portretizojnë përqafimin midis Vidal dhe Chiellinit. Kiliani, tani një zikaltër, por katër sezone si bardhezi nga 2011 në 2015, përshëndeti mbrojtësin me një dashuri të veçantë dhe më pas e puthi atë në gjoks pikërisht në lartësinë e emblemës së Juventusit.

Në rrjetet sociale tifozët e Interit “kryqëzuan” mesfushorin,por në përfundim të ndeshjes Vidal ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram.

 

 

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)

“Qëllimi im nuk ka qënë kurrë që të puthja stemën e një skuadre tjetër. Puthja ishte një tregues dashurie për një vëlla timin me të cilin kam kaluar vite të mrekullueshme dhe që e dua shumë. Unë respektoj skuadrën time, tifozët tanë, njerëzit që kanë pasur besim tek unë për të mbrojtur historinë e këtij klubi kaq historik dhe kaq të bukur. Do jap edhe shpirtin për këtë gjë. Forza Inter.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiellini inter juventus vidal chiellini inter juventus vidal

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...