Sport

Blerja e re e Milanit, ekzaminimet mjekësore të Mandzukiç, më pas firma

18 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
Blerja e re e Milanit, ekzaminimet mjekësore të Mandzukiç,

ITALI – Sot është dita e Mario Mandzukiçit në Milano. Natën e kaluar mbërritja e tij në aeroportin “Linate” me një fluturim privat dhe sot, herët ka nisur procedura për ekzaminimet mjekësore.

Sulmuesi kroat, i cili ka qenë “flamuri” i Alegrit te Juventusi për vite me radhë, mbërriti pak para orës 9 të mëngjesit në klinikën “La Madonnina” për të filluar ekzaminimet mjekësore.

“Mr. No Good”, siç u cilësua ai kur ishte në Torino, për qëndrimin e tij “gjithmonë i vrenjtur”, do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore për 1.8 milionë euro neto, me një opsion rinovimi automatic, në rast të sigurimi të një pjesëmarrjeje në Champions League.

34-vjeçari Mario Manzukiç te kuqezinjtë e Milanit, do të ketë rolin e zëvendësuesit të Ibrahimoviçit, por duke ditur cilësitë e futbollistit kroat, nuk është çudi që ai do të luftojë që të ketë gjithmonë një pozicion titullari në skuadër.

#MarioMandzukic llegando a la Clínica La Madonnina para pasar los exámenes médicos pic.twitter.com/gQvN7QYVrD

— AC Habana Milano?? (@ac_habana) January 18, 2021

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blerja e re e milanit kontrate 6-mujore mario manzukic blerja e re e milanit kontrate 6-mujore mario manzukic

Sondazh

Poll