“Largohuni, nuk pranoj më asnjëri”, Gjici nuk ka më durim me lojtarët dhe stafin: E njihni ju fanellën e Kukësit? Jemi
18 Janar 2021, 09:26Nga DOSJA
KUKËS-Pankina e Kukësit ishte njëë nga ato më të nxehtat, për shkak të rezultateve të fundit që lëkundën pozitat e Rrahman Hallaçit. Ndeshja kundër Vllazisë ishte si një test për të kuptuar më mirë se cfarë nuk funksionon në skuadër.
Nuk është vetë Hallaçi i kënaqur, nuk është as presidenti i klubit e drejtuesit. Safet Gjici zhvilloi një mbledhje emergjente për të përcaktuar linjat bazuar mbi situatën në të cilën ndodhet skuadra. “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë pasazhe të kreut të klubit verilindor në mbledhjen me skuadrën të shtunën.
“Se përse ju kam thirrur këtu, ju të gjithë e dini, nuk është nevoja ta them unë. Para se të them se sa i zhgënjyer jam me te gjithë ju nga i pari tek i fundit, më thoni ju mua çfarë janë këto rezultate katastrofike te Kukësi?! E njihni ju fanellën e Kukësit? Jemi bërë për turp! Kurrë nuk i ka ndodhur kjo Kukësit.
Jeni të gjithë fajtorë për këtë.Tashmë ka ardhur koha që secili të mbajë përgjegjësi direkte për këtë kaos rezultatesh. Unë ju them se nuk ka shans të pranoj më rezultate të tilla. Ose bëni atë që ju takon dhe paguheni, ose të gjithë largohuni! Kështu nuk pranoj më asnjeri”, mësohet t’u ketë thënë presidenti lojtarëve verilindorë e gjithashtu stafit drejtues e atij teknik.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Inter-Juventus ishte një mundësi për të përshëndetur njëri-tjetrin, veçanërisht para ndeshjes diskutuan imazhet që portretizojnë përqafimin midis V...
ITALI – Interi ja del mbanë të mbyll 45 minutat e para të derbit të Italisë në avantazh dhe kjo gjë ndodh fal golit të Vidal. Mesfushori kilian ësh një ng...
ANGLI – Nuk ka gola, por një ndeshje me një ritëm shumë të lartë ajo mes Liverpul dhe Mançester Junajtid, që matën forcat mes tyre në “Anfield”.Pjesa e p...
TURQI – Në sfidën e derbit të Stambollit, Beshiktash-Gallatasaraj, e përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 2-0, ka ndodhur një ndërhyrje e rrezik...
ANGLI – Mesfushori 32-vjeçar i ka përshëndetur bashkëlojtarët e tij në qendrën stërvitore të Arsenalit të dielën, duke i dhënë fund karrierës shtatëvje&c...
ITALI – Aventura e Marko Xhampaolo në stolin e Torinos ka mbaruar. Pas barazimit 0-0 kundër Specias mbrëmë në shtëpi, klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin. ...
SHQIPËRI– Skuadra e Bylis është në kërkim të një sulmuesi pas transferimit të Valentino Murataj te skuadra e Partizanit. Trajneri Veljko Dovedan ka a...
GJERMANI-Bayern Munich mori një fitore me vuajtje përballë Freiburg në javën e 16-të të Bundesligës. Bavarezët triumfuan me shifrat 2-1, që shkëputen me 4 pikë ...
SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...