Sport

Bilbao mund Barcelonën dhe merr Superkupën, Mesi del i “skuqur”

18 Janar 2021, 06:28 Nga DOSJA

SPANJE – Atletik Bilbao është fituesi i Superkupës së Spanjës për edicionin 2020-2021. Baskët mposhtën pas 120 minutave sfilitesë Barcelonën e Mesit dhe Grizmanit, të cilët nuk ia dolën dot të merrnin trofeun e parë sezonal mbrëmjen e së dielës.

Si për t’i dhënë një tjetër notë të errët paraqitjes së Barcelonës, Mesi u ndëshkua pak momente nga fundi i takimit me karton të kuq për goditje të kundërshtarit në fytyrë.

U kuptua se kjo finale do të ishte e luftur, kur u realizuan dy gola për dy minuta në pjesën e parë. Grizman shkundi sërish rrjetën në minutën e 77-të, teksa Bilbaos iu anullua në minutën e 57-të goli i Raul Garsisë.

Kur dukej se çështja e fituesit të Superkupës së Spanjës mori fund, Vijalibre barazoi takimin “in extremis” dhe sfida shkoi drejt 30 minutave shtesë.


Sulmuesi i baskëve Inaki Uilliams vulosi triumfin 3 minuta nga fillimi i shtesës së parë dhe Bilbao e mbrojti rezultatin deri në fund. Lionel Mesi u largua nga sfida me karton të kuq për gjest antisportiv në fundin e takimit.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll