Aktualitet

Kujt iu ‘caktua data’? Atentati që nuk u realizua, Artan Hoxha tregon DETAJE: Do përdorej dron, s’i afroheshin dot ndrys

18 Janar 2021, 11:54 Nga DOSJA
Kujt iu ‘caktua data’? Atentati që nuk u realizua, Artan Hoxha

TIRANË– Një atentat me dron është planifikuar në Shqipëri! Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka marrë informacione lidhur me sulmin e mbetur në tentativë. 

Në një intervistë për “ABC”, Hoxha tha bëhej fjalë për një person të “fuqishëm”, të cilit atentatorët nuk i afroheshin dot nga asnjë rrugë përveç ajrit. 

Është tentuar që të kryej atentat me dron një personi sepse nuk i afroheshin dot direkt për shkak të rrethimit dhe sigurisë. Nuk e identifikoj dot tani me emër. Në dron kishte lëndë eksplozive që mos të mbrohesh dot. Se nuk e kupton nga të vjen,”-u shpreh Hoxha. 

FJALA E PLOTË:

Minat me celular më parë vinin nga Mali i Zi. Grupet tona kriminale janë pajisur me dron, është tentuar të bëhet një atentat me dron në Shqipëri, sepse nuk i afroheshin dot objektivit për shkak të mbrojtjes. Është cështje në hetim dhe është identifikuar rasti që në dron ishte vendosur lënda eksplozive, një predhë që të vjen nga ajri, por kush e lëshoi nuk e merr vesh. Të nis dronin dhe ta shpërthen në kokë. Te këto lloj minash ka edhe një element tjetër që disa nga vrasësit me pagesë janë shkathtësuar jo vetëm për përdorimin e armëve por edhe ndërtimin e minave dhe të vendosin edhe lëndë eksplozive si Julian Sinanaj. Nuk importojmë vetëm nga jashtë mina, por kemi vrasës që ta ndërtojnë vetë dhe të kryejnë vetë atentatin që ndërpret zinxhirin nga porositësve te blerësi dhe vrasësi. Nëse do ta kishte lënë makinën të ecte (te rasti i Vasil Shantos) edhe 10 metra dëmi do të ishte më i madh

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll