Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri brenda lokalit në Tropojë në 2020, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

18 Janar 2021, 10:57 Nga DOSJA
Të shtënat me armë zjarri brenda lokalit në Tropojë

TROPOJË–Riza Hajdaraj, është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri në një lokal në Tropojë më 25 maj 2020. 38-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak. Bashkë me të, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

R. H., 38 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në datën 14.07.2020, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 07.07.2020, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.
Vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riza hajdaraj riza hajdaraj

Sondazh

Poll