Aktualitet

Punonjësi e goditi me hekur, flet prifti i Lezhës: Po punonte me eskavator, i thashë kujdes shtëpinë time. Policët më tha

18 Janar 2021, 11:41 Nga DOSJA
Punonjësi e goditi me hekur, flet prifti i Lezhës: Po punonte me

LEZHË– Video ku prifti i Kishës Ortodokse i Lezhës, Koço Kapedani dhunohet nga një punëtor ndërtimi ka qarkulluar në të gjitha mediat në vend. Arsyet e sherrit mes tyre që devijoi deri në dhunë nuk u bënë të ditura mirëpo prifti ka zbuluar se ngjarja nisi për punimet që po bëhen pranë banesës së tij e se shqetësimi i tij i vetëm ishte banesa, se mos prekej nga punimet që kishin nisur me themel.

Ndër të tjera Kapedani shprehet se gjatë bisedës me punëtorin, ky i fundit mori shkopin dhe nisi ta qëllonte. Ishin policët ata që kërkuan që ngjarja të përfundonte me falje dhe kështu bëri prifti, thuhet në dëshminë e këtij të fundit.

Isha në shtëpi. Kishte ardhur fadroma, eskavatori dhe unë zbrita poshtë. I thash; mos i bini fort se më dëmtohen muret. Ky punëtori, kishte lopatën në dorë, kurse unë kisha shkopin që zbrisja nga shkallët. Ai ma mori nga dora dhe më goditi. Rashë pa ndjenja, të them të drejtën. M’u bë syri xixa-xixa. Erdhi pastaj policia dhe më pas na shoqëruan në polici. Policia nuk mbajti qëndrim korrekt. Jam i indinjuar. Mua më thanë; fale! Unë e fala. I thash mos më gjykoni mua, se jam 80 vjeç. I gjithë opinioni në Lezhë është me mua’- u shpreh prifit.

Sherri mes priftit dhe punëonjësit të ndërtimit u bë publik nga kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koco kapedani sherr mes prifiti dhe punetorit sherr ne lezhe koco kapedani sherr mes prifiti dhe punetorit sherr ne lezhe

Sondazh

Poll