Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb dhe shenja dhune! Familja sjell mostra ADN-je ng

18 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Në eshtrat e gjetura s’ka

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me eshtrat e gjetura në makinën e djegur të biznesmenit italian, Davide Pecorelli, i cili nuk gjendet që prej datës 6 janar. Teksa priten që mostra nga ADN-ja e familjarëve të tij të mbërrijë nga Italia, ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri ka nisur nga puna.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura në sendiljen e parë të mjetit të marrë me qera, s’kanë dëmtime me plumb apo shenja dhune.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll