Aktualitet

‘Kishte 400 euro me vete’/ Flet partnerja shqiptare e biznesmenit italian, dëshmia që dha në Polici: Do hapte zyra në Vl

18 Janar 2021, 11:06 Nga DOSJA
‘Kishte 400 euro me vete’/ Flet partnerja shqiptare e biznesmenit

ITALI– Partnerja shqiptare e biznesmenit italiane Davide Pecorelli ka dhënë dëshminë e saj para grupit hetimor. Para efektivëve të Policisë, ajo u shpreh se partneri i saj kishte me vete vetëm 400 euro.

Më tej, ajo shtoi se 45 vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për të studiuar tregun pasi kishte për synim që të hapte biznesin e tij në qytetin e Vlorës dhe kishte ardhur për të kërkuar një vend të mirë për zyrat e tij. Megjithatë “puna” iu ndërpre në mes për shkaqe që ende nuk dihen.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll