Aktualitet

13 ditë pa përgjigje! Defekt teknik apo i vunë flakën? Ç’ndodhi me makinën e biznesmenit italian që u zhduk në Pukë

18 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
13 ditë pa përgjigje! Defekt teknik apo i vunë flakën?

TIRANË– Pikëpyetje të shumta janë ngritur lidhur me punën e bërë nga Policia e Pukës, lidhur me denoncimin e makinës së djegur të biznesmenit italian, Davide Pecorelli. Në momentin që mjeti i shkrumbuar është konstatuar nuk ka ardhur asnjë përgjigje zyrtare se cili ka qënë shkaku i djegies së tij.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një, zjarrvënie të qëllimshme apo ka qënë një defekt teknik i mjetit që ka sjellë edhe shkrumbimin e saj.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll