Aktualitet

Ekzekutimi i Gentian dhe Nezir Beqirit, prokuroria rihap hetimin për dy të ‘liderët’ e familjes Çapja, dyshohet se finan

18 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Gentian dhe Nezir Beqirit, prokuroria rihap hetimin për dy

TIRANË-  Gjykata e Elbasanit i ka kërkuar prokurorisë të hetojë vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2012, duke i caktuar prokurorisë 14 detyra të rëndësishme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokuroria ka marrë urdhër nga gjykata që të marrë në pyetje dy anëtarë të fisit Çapja, Ardian dhe Florenc Çapja. Xhaxhai dhe nipi, të njohur edhe si ‘liderët’ e grupit Çapja duhet të japin sqarimet e tyre për dijeninë mbi ngjarjen e rëndë. 

Burimet po ashtu bëjnë me dije se gjyqtarja Enkeleda Kapedani i ka kërkuar prokurorisë të vërtetojë rrëfimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi dhe rolin e të arrestuarit Etien Cani. Po ashtu, gjykata i ka kërkuar prokurorisë të marrë në pyetje të motrën e Gentian Beqirit, dhe dy policë, të cilët në momentin që ndodhi ngjarja, kishin për detyrë të qëndronin në ruajtje të banesës së Gentian Beqirit.

Por ku doli emri i të fortëve të grupit Çapja?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bazuar në vendimin e gjykatës, emrat e tyre kanë dalë në rrëfimin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili ka rrëfyer se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Përveç marrjes në pyetje, pritet të bëhet edhe ballafaqimi i tyre me Ervis Bardhin dhe Etien Canin. 

Ndërkohë që gjykata i ka kërkuar prokurorisë të bashkojë hetimin edhe për Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, mik i familjes Çapja. Ndërsa efektivët e policisë do të mund të vërtetojnë me dëshminë  e tyre nëse Ervis Bardhi kishte hyrje-dalje në shtëpinë e Beqirit. Po ashtu pritet të hetohen edhe 2 takime që i penduari i drejtësisë ka rrëfyer. Ai thotë se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli. Prokuroria do të verifikojë edhe fshirjen e numrit të shasisë nga automjeti me të cilin u larguan nga vrasja Ervis Bardhi dhe Olsi Leku. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja gentian beqiri nezir beqiri ardian capja gentian beqiri nezir beqiri

Sondazh

Poll