Aktualitet

Edhe në Itali janë të shqetësuar! Zhdukja e biznesmenit italian, vjen reagimi nga Komuna e San Giustinos: Ky thriller të zg

18 Janar 2021, 11:00 Nga DOSJA
Edhe në Itali janë të shqetësuar! Zhdukja e biznesmenit

ITALI– Paolo Fratini, kryetari i Komunës së San Giustinos, ku 45-vjeçari Davide Pecorelli banonte para se të zhdukej në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin. Në një komunikim zyrtar, ai është shprehur se të gjithë janë të shqetësuar lidhur me fatin e biznesmenit italian, duke shpresuar për zgjidhje. 

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë,“- tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 6 janar të këtij viti në një fshat të Pukës. Në makinën që kishte marrë me qera janë gjetur dy eshtra, ADN-ja e të cilave do të krahasohet me atë të familjarëve të tij. Partnerja e tij shqiptare pretendon se 45-vjeçari kishte ardhur për të zgjeruar biznesin në Shqipëri, dhe se nuk kishte konflikte me njeri. Deri më tani nuk ka një pistë konkrete ku edhe po hetohet lidhur me zhdukjen e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli paolo fratini zhduket davide pecorelli davide pecorelli paolo fratini zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll