Sport

VIDEO/ Fulham luajti 45 minuta me një lojtar më pak, Chelsea i falet talentit Mount

16 Janar 2021, 20:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Fulham luajti 45 minuta me një lojtar më pak, Chelsea i falet

ANGLI– Pas tre rezultateve negative në kampionat, Chelsea rikthehet te fitorja kundër Fulham. Ka mjaftuar vetëm goli i Mason Mount, që blutë të merrnin tre pikë me mjaft vlera. Chelsea e nisi më mirë ndeshjen duke shpërdoruar disa mundësi, ndërsa pas minutës së 30-të ofensiva ishte e gjitha për Fulham që vuri në rrezik në disa momente portën e Mendy duke humbur dhe një shans të artë me portugezin Cavaleiro.

Por në momentin më të mirë të skuadrës së Fulham, Robinson la në baltë skuadrën dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të të pjesës së parë për një ndërhyrje të Azpilicuetas. Në pjesën e dytë Chelsea gjeti golin në minutën e 79-të falë golit të Mason Mount, duke bërë që Chelsea të shkojë në vendin e 7-të në kuotën e 29 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea fulham mount chelsea fulham mount

Sondazh

Poll

Sport 16 Janar 2021, 13:49

Sokol Cikalleshi ia bën “bam”

TURQI – Rikthehet pas një periudhe të gjatë dëmtimi Sokol Cikalleshi dhe rikthehet me gol. Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e parë në kampionat për Konyaspor. 1...