Sport

Zyrtare: Pandemia Covid-19, Qeveria katalane pezullon zgjedhjet për kolltukun presidencial të Barcelonës

15 Janar 2021, 18:28 Nga DOSJA

SPANJE – Lajmi është zyrtar. Zgjedhjet presidenciale të klubit katalantas të Barcelonës nuk do të mbahen më 24 janar, siç ishte parashikuar, duke u shtyrë për një kohë të papërcaktuar. Fushata zgjedhore e pretendetëve për këtë post, do të pezullohet.

Sot, në një mbledhje virtuale, midis Qeverisë katalane dhe drejtuesve të klubit “blaugrana”, të kryesuar nga presidenti i përkohshëm Çarles Tuskuet, është vendosur të shtyhet ditën e zgjedhjeve, për shkak të kufizimeve të reja anti-Covid të vendosura në qytetin e Barcelonës dhe gjithë Katalonjën.

Gjatë takimit, Qeveria katalane ka informuar drejtuesit klubit, se situata aktuale epidemiologjike nuk është e mundur për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës. Gjithsesi, në mbledhje është hedhur edhe ideja, që të studiohet mundësia e votimit me postë, gjë do të sqarohet në vijim.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 24 janari shtyhet barcelona klubi katalan zgjedhjet presidenciale 24 janari shtyhet barcelona klubi katalan zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll