Aktualitet

Moti i keq ‘pushton’ Korçën, trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm, në Dardhë e Voskopojë kalohet me zinxhirë

16 Janar 2021, 08:52 Nga DOSJA
Moti i keq ‘pushton’ Korçën, trashësia e

KORÇË– Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur Korçën në pushtetin e dëborës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trashësia e borës ka arritur  10-40cm. Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por megjithatë lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.

Ndërkohë mësohet se në Qafë Sharr, është i nevojshëm kalimi me zinxhirë, për shkak se rrugët janë mbushur me dëborë.

Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit por akoma nuk është gjendur defekti. Në Dardhas ka ende fshatra të izoluar dhe lëvizja drejt saj bëhet vetëm me zinxhirë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll