Aktualitet

Kapen me kokainë dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4 shqiptarë në Britani (EMRAT) 

16 Janar 2021, 06:32 Nga DOSJA
Kapen me kokainë dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4

BRITANI- Katër shqiptarë, janë arrestuar ditën e djeshme në Britani, u kapën me një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund dhe 340,000 paund cash.  Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Rustem Dauti 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai 32 vjeç që u kapën me 100,000 paund cash.

Po ashtu pjesë e grupit ishte dhe Florian Meshi 22 vjeç të cilit iu gjetën 140,000 paund, si dhe Azem Gashi 26 vjeç, i cili u prangos me 4 kg kokainë dhe 100,000 paund.

Goditja e grupit shihet si më e sukseshmja në Britani, pasi zyrtarët pranojnë se shuma e sekuestruar e parave cash është më e larta e gjetur ndonjëherë. Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestro të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” – tha McMillan

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet azem gashi fisnik kurtucai florian meshi rustem dauti azem gashi fisnik kurtucai florian meshi rustem dauti

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 21:20

TIRANË– Debat për pronat në jug të vendit. Teologu Arjan Çuri është përplasur me kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke denoncuar rastet e gjobëvënies ...