Aktualitet

Përlotet rrjeti për vdekjen e 4 anëtarëve të familjes në aksidentin Rubik-Rrëshen/ Vëllai i një prej viktimat tregon pe

16 Janar 2021, 08:01 Nga DOSJA
Përlotet rrjeti për vdekjen e 4 anëtarëve të familjes

RUBIK– Aksidenti i rëndë që ndodhi dy ditë më parë në aksi rrugor Rubik-Rrëshen, ku humbën jëtën 4 anëtarë të një familje nga Kosova ka pikëlluar familjarët dhe miqtë e tyre.

Këta të fundit me anë të postimeve të tyre në “Facebook” kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe, ndërsa vëllai i një prej viktimave ka rrëfyer dhe pengun që i ka mbetur.

“Ti do të mbetesh përherë në zemrën time. Blerimi, Anjeza, Kledi, Medina. Vëllait pishman i ngeli si nuk ta hapa dot thirrjen e fundit prej teje. Nuk e di pse, nuk e di ku isha. Por peng do më ngeli gjithë jetën.” ka thënë Tili Tufa.

Por nuk kanë munguar dhe reagimet nga miqtë, të cilët kanë përlotur rrjetin e me fjalët e tyre.

Disa prej tyre shkruajnë:

“Qofsh e xhenetit motra ime.“- shkruan motra e Anjezës

“Tmerr si shuhet familja 4 anëtarëshe, ngushëllime familja Tufa për humbjen e vajzës Anjeza Tufa Avdijaj.”– shkruan i afërt.

Tragjedi e tmerrshme. Akoma nuk arrij ta besoj. Motra ime Anjeza, Blerim, Kledi, Medina Avdijaj. Shpirti motrës, u prehshi në paqe.“- shkruan një tjetër.

“Nuk më besohet akoma kjo që ka ndodhur. Më duket sikur do ja dëgjoj zërin e shoh në kamer motra jonë, gojë ëmbla e dashur me të gjithë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë që ndodhi.”- vijon një familjar.

Më 14 janar, 4 anëtarët e familjes, Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe nipi i Blerimit 11 vjeçar, Klejdi Koci ndërruan jetë. Ngjarja ndodhi në aksin Rubik- Rrëshen, ku automjeti i tipit “Citroen” me të cilin po udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë u përplas me një kamion si pasojë e parakalimit të gabuar. Vajza e vetme e mbijetuar nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila është në gjendje kritike dhe po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës. Homazhet për anëtarët e familjes do të mbahen sot në orën 15:00, ndërsa të dielën në orën 11:00 do të përcillen për në banesën e fundit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik aksident ne rubik

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 21:20

TIRANË– Debat për pronat në jug të vendit. Teologu Arjan Çuri është përplasur me kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke denoncuar rastet e gjobëvënies ...