Aktualitet

Kapet me 14 kg kanabis, arrestohet 53 vjeçari në Tiranë (NJOFTIMI)

16 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Kapet me 14 kg kanabis, arrestohet 53 vjeçari në Tiranë

TIRANË- Policia e Tiranës, në përfundim të operacionit të koduar “Itinerari”, ka arrestuar një 53-vjeçar banues në Shkodër.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë J. L, banues në Peshkopi pasi ky i fundit, është kapur me 14 kg kanabis, të cilën e kishte brenda makinës. Policia bën me dije se 53-vjeçai që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës.

Mësphet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda narkotike. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 53-vjeçar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Itinerari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 53 vjecari ne tirane arrestohet 53 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 21:20

TIRANË– Debat për pronat në jug të vendit. Teologu Arjan Çuri është përplasur me kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke denoncuar rastet e gjobëvënies ...