Aktualitet

Moti në Shqipëri/ Korça në ‘pushtetin’ e dëborës, në Dardhë e Voskopojë kalohet me zinxhirë. Petku i bardhë mbulo

16 Janar 2021, 06:19 Nga DOSJA
Moti në Shqipëri/ Korça në ‘pushtetin’ e

SHQIPËRI– Ditën e sotme vendi është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta. Mëngjesin e kësaj të shtune Korça dhe Kukësi është përfshirë nga reshjet e shumta të dëborës. Situata më kritike është në Korçë ku mësohet se se trashësia e borës ka arritur 10-40cm. Ndërkohë, gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por megjithatë lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.

Sakaq, në Qafë Sharr, është i nevojshëm kalimi me zinxhirë, për shkak se rrugët janë mbushur me dëborë si dhe vështërsi në lëvizje ka dhe Qafë Thanë pasi trashësia e dëborës ka arritur në 20-30 cm.

Përsa i përket Kukësit, deri më tani nuk ka probleme me qarkullimin sakaq mësohet se temperaturat janë shumë të ulëta.

Ndërkohë, ARRSH,  bën apel  drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit.

Metoalb bën me dije se dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit. Ndërsa Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 16 janar 2021 parashikimi i motit 16 janar 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2021, 21:20

TIRANË– Debat për pronat në jug të vendit. Teologu Arjan Çuri është përplasur me kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke denoncuar rastet e gjobëvënies ...

Aktualitet 15 Janar 2021, 20:04

VLORË– Policia e Shtetit në Vlorë ka zbarkuar në rrugë mbrëmjen e sotme duke ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore.  Mësohet se pikat e kontrolli...