Historia e pazakontë/ Vetëm për të kaluar kufirin, shqiptari duhet t’i tregonte fotot intime me partnerin, RRËFIMI i ngja
15 Janar 2021, 21:49Nga DOSJA
ZVICËR- Kushtrim K., me origjinë shqiptare, dëshironte të vizitonte partnerin e tij në Gjermani por u ngacmua keq në kufi. Ai donte të udhëtonte nga Zvicra te ‘shoku’ i tij në Konstanz (Gjermani), por u ndalua nga efektivi gjerman në pikën kufitare. Në mënyrë që të udhëtoni tek një partner, me të cilin nuk jeni ende të martuar në Gjermani, në pikën kufitare duhet që të provoni marrëdhënien. Kushtrim K. dhe partneri i tij kishin nënshkruar paraprakisht një konfirmim të marrëdhënies.
Sidoqoftë, ky konfirmim nuk ishte i mjaftueshëm për efektivin e kufirit. Ai këmbënguli të shihte fotot e çiftit homoseksual. Zvicerani i lindur në Shqipëri e pyeti mëdyshje nëse ishte e nevojshme, por doganieri kishte reaguar me zemërim.
“Ai më bërtiti duke u shprehur se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kam asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm, ata kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time,”– tha K. për “20 Minuten”. Pasi kërkoi për një fotografi në smartphone-in e tij për një kohë të gjatë, Kushtrimi më në fund gjeti një foto së bashku përpara Kullës Eiffel.
“I tregova doganierit një foto të partnerit tim bashkë me mua në Paris. Fotografia nuk ishte e mjaftueshme për oficerin. Ai kërkoi më shumë fotografi”. Edhe një foto e partnerit me të brendshme nuk mund ta bindte oficerin gjerman.
K. ndjehej aq i pavendosur nga oficeri sa që në dëshpërimin e tij ai tregoi një foto seksi të tij dhe partneres së tij. Fytyra e tij dhe penisi i partnerit mund të shihen në të.
“Efektivi i doganave u lëkund vetëm pasi pa fotot intime. Ndihem aq keq dhe i ekspozuar,”- tha Kushtrimi duke ngritur pyetjen nëse kjo situatë do të kishte ndodhur me një çift normal.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Një nga lajmet më të bujshme në Greqi sot ka qënë videoja e dy ushtarëve shqiptarë që përshëndetjen për shokët e tyre në Shqipëri, duke udhëruar të tjer...
ITALI– Artur Jera me origjinë nga Shkodra, është 40 vjeçari i cili ka humbur jetën ditën e sotme në Itali , për shkak të një plumbi që ka marrë aksidenta...
Aktualitet15 Janar 2021, 21:20
TIRANË– Debat për pronat në jug të vendit. Teologu Arjan Çuri është përplasur me kreun e Kadastrës, Artan Lame, duke denoncuar rastet e gjobëvënies ...
Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi se veç ...
BRITANI E MADHE-Bandat shqiptare po kontrabandojnë dhe trafikojnë njerëz në Nottinghamshire, të cilët i punësojnë në fabrika të mëdha tregtare të kanabisit. Laj...
Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të pre...
TIRANË– Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka bërë publike sot të gjitha fluturimet që do të kryhen ditën e nesërme.Ditën e nesërme siç shihet më të shum...
Aktualitet15 Janar 2021, 20:04
VLORË– Policia e Shtetit në Vlorë ka zbarkuar në rrugë mbrëmjen e sotme duke ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore. Mësohet se pikat e kontrolli...
RUBIK- Publikohet videoja e aksidentit që ndodhi pasditen e djeshme në aksin Rrëshën-Rubik, ku si pasojë humbën jetën 4 anëtarë të një familje nga Kosova.Në vid...