Aktualitet

Pëdhunoi për dy vite vajzën e gruas, ky është Elidon Xhaferri, që abuzoi seksualisht me 12 vjeçaren. 40-vjeçari ka qenë

16 Janar 2021, 08:20 Nga DOSJA
Pëdhunoi për dy vite vajzën e gruas, ky është Elidon

KSAMIL- Personi në foto është Elidon Xhaferri 40-vjeçari që është lënë në burg pasi abuzoi seksualisht për dy vite me radhë me vajzën e gruas. Ka qenë vetë 12 vjeçarja që ka bërë denoncimin në polici më 4 janar për Xhaferrin, i cili po atë ditë kishte tentuar ta përdhunonte.

Abuzimi me të miturën ka ndodhur dy vite më parë, ndërsa arrestimi i Xhaferrit i ndodhur në këtë fillim të janari, por që është mbajtur larg vëmendjes së mediave. Në datën 12 janar të këtij viti gjyqtari Fatmir Ndreu ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

Xhaferri akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për 2 vite vajzën e gruas së tij në Ksamil, ndërkohë që në ballafaqimin me të miturën, ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të dy herë, po që sipas tij ka qenë në gjendje të pavetëdijshme, dhe e dinte sikur përballë kishte bashkëshorten e tij.

Po kush është Elidon Xhaferri?

Elidon Xhaferri nga fshati Kalasë i Delvinës, mësohet se ka qenë me precedentë të mëparshëm penal. Xhaferri në vitin 2013 kishte plagosur me thikë një person nga Ksamili, për motive të dobëta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elidon xhaferri elidon xhaferri

Sondazh

Poll