Bota

“Dashuri që nuk u shua kurrë”/ Historia e çiftit që u ritakuan pas 70 vitesh dhe u martuan…

15 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
“Dashuri që nuk u shua kurrë”/ Historia e çiftit

KANADA-Një histori e pazakontë dashurie është publikuar në media, “protagonistët” e saj janë Fred Paul dhe Florece Harvey. Prej 68 vitesh të ndarë, tashmë ata janë martuar dhe janë shprehur se janë të lumtur me njëri-tjetrin.

Por si ka nisur historia e tyre?

Historia e dashurisë së tyre filloi 68 vjet më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey ishin adoleshent, ata u takuan në Wandsëorth, një qytet i vogël në provincën Labrador, Kanada. Gjatë, asaj kohe ata kaluan çdo moment që mundën së bashku, duke bërë shëtitje, duke shkëmbyer puthje dhe duke marrë pjesë nëpër koncerte.

Çdo natë gjatë dy viteve që ishin së bashku, Paul dridhte dritën e verandës së tij para se të flinte. Kjo ishte mënyra e tij për t’i thënë Harvey, i cili jetonte përtej gjirit, natën e mirë dhe se e donte.

“Ajo ishte dashuria ime e parë. E dashura ime e parë dhe dashuria ime e parë e vërtetë,”-ka thënë Paul, tashmë 84 vjeç.

Por, lidhja e tyre përfundojë kur Paul mbushi 18 vjeç dhe Harvey 15 vjeç, rrugët e tyre u ndan. Paul u transferua në Toronto për punë dhe një vit më vonë, kur ai u kthye për ta kërkuar, Harvey ishte zhvendosur në një qytet tjetër. Më pas, të dy u martuan me persona të tjerë dhe krijuan familje.

Sakaq, duket se fati kishte vendosur tjetër gjë. Në vitin 2017, Harvey ngeli beqare pasi burri i saj Len vdiq nga kanceri. Çifti, i martuar prej 57 vjet, kishin pesë fëmijë së bashku.

Po ashtu e njëjta gjë dhe me Paul, gruaja e tij Helen, vdiq pasi vuante nga probleme të shumta shëndetësore. Ata kishin dy fëmijë së bashku.

Pikëllimi i përbashkët për humbjen e bashkëshortëve të tyre i bëri ata sërish sëbashku.

Në kohën, kur Harvey dëgjoi se gruaja e Paulit ndërroi jetë, ajo e telefonoi. Gjatë bisedës së parë, e cila ndodhi një ditë pas ditës së Shën Valentinit, ata folën për jetën e tyre të , fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre dhe sollën në bisedë kujtimet e lumtura me njëri-tjetrit.

“Unë kurrë nuk kam menduar se do të kalonte kjo. Por ne shkuam nga biseda një herë në javë, në dy, në tre herë, në çdo ditë për orë të tëra. Ne ishim rilidhur me të vërtetë edhe pse nuk ishim parë njëri-tjetrin gjatë gjithë atyre viteve,”-ka thënë Harvery.

Më pas, në korrik në ditëlindjen e Paul, Harvery  e suprizoi me një vizitë në Toronto, ku më në fund u ribashkuan.

“Kur e kuptova se është në qytet dhe po më viziton, u ngrita nga shtrati për t’u veshur dhe t’i thënë mirësevjen. Me të parë e putha në faqe dhe aty menjëherë rrëmbeu zemrën time”, shtoi Paul.

Nuk kaluan as tri ditë nga ribashkimi dhe çifti vendoi të martohej. Ndëkohë që familjarët e tyre janë skeptikë për ribashkimin e tyre të shpejtë, Paul dhe Harvey nuk kanë dyshim se duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës pranë njëri-tjetrit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota florece harve fred paul histori dashurie florece harve fred paul histori dashurie

Sondazh

Poll