Bota

Pak relaks në Mar-a-Lago! Donald Trump s’do të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden, do largohet që herët në mëngjes

15 Janar 2021, 20:09 Nga DOSJA
Pak relaks në Mar-a-Lago! Donald Trump s’do të marrë

SHBA-Presidenti në largim i Amerikës, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në cermoninë e betimit të Joe Biden, ai po planifikon që mëngjesin e asaj dite të largohet nga Uashigtoni.

Sipas DailyMail, Trump do të fluturojë për në Florida, para cermonisë,  në rezidencën e tij Mar-a-Lago. Largimi i tij para cermonisë do ta lejojë Trumpit të përdorë avionin “Air Force One”, për fluturimin e tij në Florida.

Në rast se ai do të largohet nga Uashingtoni, paso Biden të bëj betimin, ati do ti duhet t’i kërkojë Biden që ta lejojë të përdorë avionin e ndërtuar me porosi me bojën e tij të veçantë blu dhe të bardhë. Të gjithë presidentët në largim duhet të bëjnë një kërkesë të tillë, e cila zakonisht miratohet.

Po ashtu, për shkak të situatës, Trump dhe zonja e parë Melania Trump nuk do të presin Joe dhe Jill Biden për kafe një traditë nga çifti i parë në largim për zëvendësimet e tyre në mëngjesin e inaugurimit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll