Bota

Prokurorët në SHBA: Protestuesit e kapitolit kishin qëllim vrasjen e zyrtarëve

15 Janar 2021, 18:39 Nga DOSJA
Prokurorët në SHBA: Protestuesit e kapitolit kishin qëllim

SHBA– Prokurorët federalë në SHBA kanë dalë në përfundimin se protestuestit dhunues në Kapitol patën si qëllim ‘kapjen dhe vrasjen’ e zyrtarëve.

Provat e forta, përfshirë fjalët dhe veprimet e vetë protestuesëve në Kapitol, qëllimi i tyre ishte të kapnin dhe të vrisnin zyrtarë të zgjedhur në qeverinë e Shteteve të Bashkuara,” thanë prokurorët.

Prokurorët dhe agjentët federalë kanë filluar me ngritjen e akuzave të forta të lidhura me dhunën në Kapitol, shkruan Reuters. Ata thanë se akuzat “përfshijnë pjesëmarrje aktive në një kryengritje që përpiqet të rrëzojë me dhunë qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, dhe paralajmëroi se “kryengritja është ende në progres” .

Departamenti i Drejtësisë ka sjellë më shumë se 80 çështje penale lidhur me trazirat e dhunshme në Capitol të SHBA javën e kaluar, në të cilën mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën, rrëmbyen zyrat dhe sulmuan policinë. Janë më shumë se 200 të dyshuar, falë videove dhe fotove të postuara në mediat sociale.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhuna ne kapitol trazira per zgjedhjet ne shba dhuna ne kapitol trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll