Bota

Mutacionet e reja të COVID-19/ Boris Johnson lajmëron mbylljen e kufijve

15 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Mutacionet e reja të COVID-19/ Boris Johnson lajmëron mbylljen e

BRITANI– Kryeministri i Britanisë,  Boris Johnson deklaroi se do të mbyllen të gjithë korridoret e fluturimeve nga ora 4:00 e ditës së hënë.

Mbyllja e përkohshme e kufijve vjen si mbrojtje nga rreziku i mutacioneve të koronavirusit. Kjo do të zbatohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar“, tha sot Boris Johnson.

Kushdo që vjen në vend duhet të ketë provën e një testi negativ si dhe duhet të jenë të kujdesshëm me zbatimin e masave, ndryshe do të gjobiten.

Ata që mbërrinë në Britani, duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinëm dhe duhet të kryejnë një tjetër test Covidi, shkruan The Guardian.

Pezullimi i korridoreve do të zgjasë për një muaj. Ky vendim mund të zgjatet në varësi të situatës.

Deri më tani janë vaksinuar 3.2 milionë njerëz në Britaninë e Madhe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anglia mbyll kufijte boriz johnson anglia mbyll kufijte boriz johnson

Sondazh

Poll