Bota

Krim horror brenda familjes në Australi! Nëna vret tre fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten

15 Janar 2021, 18:21 Nga DOSJA
Krim horror brenda familjes në Australi! Nëna vret tre

AUSTRALI– Një krim horror ka ndodhur në Australi, ku  nëna së bashku me tre fëmijët janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e së enjtes.

DailyMail, bwn me dije se Katie Perinovic, dy vajzat e saj, Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe djali Mattheë 3 vjeç, janë gjendur të vdekur brena banesës.

Babai i fëmijëve, Tomislav 48 vjeç, i gjeti të katërt të pajetë në shtëpi ku më pas ka thirrur menjëherë dhe shërbimin e urgjencës.

Sipas policisë hetuesit besojnë se 48-vjeçari nuk është i përfshirë në këtë incident dhe nuk po kërkohet askush tjetër në lidhje me këtë çështje. Sipas hetuesve përgjegjëse për vdekjen e fëmijëvë është nëna e tyre e cila më parë ka vrarë dhe veten.

Disa nga fqinjët e saj, janë shprehur se kanë folur me Katie vetëm disa orë para incidentit, ndërkohë mbetet e paqartë se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë që ka tronditur Australinë.  Daniel dhe Vicky Schembri, banorë në të njëjtën rrugë thanë se Katie i ka çuar disa ushqime tek shtëpia, po atë ditë që ka ndodhur kjo ngjarje.

 “Ajo trokiti ditën rreth orës 5.30 të pasdites solli ushqimet dhe unë i thashë ‘faleminderit shumë ‘ dhe ajo tha ‘mirupafshim’”.– thanë ata.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota katie perinovic katie perinovic

Sondazh

Poll