Bota

A do të takohet Mitsotakis me presidentin Erdogan? CNN interesohet personalisht, flet ‘qeveria’: S’ka pse të

15 Janar 2021, 18:13 Nga DOSJA
A do të takohet Mitsotakis me presidentin Erdogan? CNN interesohet

TURQI– Pritet një takim mes presidentit turk, Recep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. CNN grek i ka dedikuar një shkrim takimit mes dy lidervë të vendeve, duke u interesuar pranë zyrës diplomatike në Athinë për të verifikuar informacionet.

“Duhet të pushojë së qeni lajm se udhëheqësit e dy vendeve fqinje po takohen. Atmosfera që krijohet është pozitive dhe, nëse vazhdon kështu, një takim i tillë është i dobishëm,”- shtuan të njëjtat burime.

‘Zjarrit’ të takimit të mundshëm, i hodhi benzinë vetë Erdogan, i cili gjatë lutjes të se premtes u shfaq pozitiv në një takim me Mitsotakis .

“Kontaktet tona vazhdojnë. Në të gjitha këto kontakte, çështja e komunikimit me Greqinë dhe Mitsotakis është diçka që ne e trajtojmë pozitivisht,”-tha presidenti turk.

Greqia dhe Turqia ranë dakord disa ditë më parë që të fillojnë raundin e 61-të të bisedimeve për çështjen e detit, pas një ndërprerje pesë-vjeçare. Në bisedime është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, por ende nuk dihet roli i tij në rifillimin e bisedimeve. Fillimisht u njoftua se palët do të takoheshin në Tiranë, por më pas u njoftua se gjithçka do të zhvillohet me 25 janar, në qytetin e Stambollit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bisedimet turqi-greqi bisedimet turqi-greqi

Sondazh

Poll