Bota

Cilat masa mbeten në fuqi? Greqia zbutet ndaj COVID, hap dyqanet dhe sallonet e bukurisë, DETAJE nga ‘lock-down-i’

15 Janar 2021, 17:31 Nga DOSJA
Cilat masa mbeten në fuqi? Greqia zbutet ndaj COVID, hap dyqanet dhe

ATHINË– Shitësit me pakicë, parukierët dhe sallonet e bukurisë po të rihapen por në kushte të rrepta sigurie ndaj koronavirusit. Greqia ka vendosur që të zbusë masat e marra ndaj pandeminë, duke dhënë udhëzimet e reja me zv.ministrin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias.

Në një konferencë për shtyp, Hardalias tregoi se ora policore nga orë 21:00-05:00 do të qëndronte në fuqi, në të kundërt do të aplikohet gjoba e vendosur, me vlerë 300 euro.

KUFIZIMET:

Ndalohet lëvizja nga 21:00 deri në 05:00                   

Kufizime në udhëtim. Ata që lëvizin duhet që plotësojnë një formual dhe kanë 2 orë kohë për të mbaruar të gjithë blerjet për të cilat do të dalin nga shtëpia. 

Gjuetia dhe Peshkimi mbeten aktivitete të ndaluara

Gjoba për shkeljen e masave mbetet aktualisht në 300 euro

Që nga rastet e para të pandemisë, Greqia ka shënuar 147,860 raste të reja dhe 5,421 të prekur nga COVID-19 që kanë ndërruar jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi nikos hardalias greqi koronavirusi në greqi nikos hardalias

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2021, 14:33

Pfizer kufizon dërgesat e vaksinave në Evropë

EVROPË-Kompania Pfizer  përkohësisht do të kufizojë dërgesat e vaksinave në Evropë, kryesisht për vendet e BE dhe Britaninë e Madhe për shkak të riorganizi...