Bota

Kampi nazist Buchenwald nuk do të lejohet për vizitorët, autoritetet: Aktivitetet sportive dimërore pranë varreve masive ja

15 Janar 2021, 17:36 Nga DOSJA
Kampi nazist Buchenwald nuk do të lejohet për vizitorët,

GJERMANI-Vizitat në kampin nazis Buchenwald, janë ndalur. Vendi ndodhet një zonë të madhe pyjore në Gjermaninë lindore, ku ka një varrezë të madhe në shpatin jugor të kodrës Ettersberg, por gjithashtu është e njohur dhe për ekskursione dimërore.

Rikola-Gunnar Lüttgenau, një historian në Buchenwald, i tha BBC se aktivitetet sportive ishin tashmë të ndaluara në vend.

“Aktivitet sportive dimërore pranë varreve masive, duke prishur qetësinë e të vdekurve, do të raportohen,”- ka thënë ai. 

Më shumë se 56,000 persona të burgosur vdiqën atje. Nazistët burgosën gati 280,000 burra, gra dhe fëmijë në kodrën Ettersberg afër Weimar në vitet 1937-1945.

Ata ishin kryesisht hebrenj, romë, aktivistë, homoseksualë dhe ushtarë sovjetikë. Ata ishin rrahur, torturuar dhe ishin lënë të uritur. Disa u përdorën dhe për eksperimente mjekësore. Në prill të vitit 1945 trupat amerikane në Buchenwald, gjetën grumbuj kufomash. Komandanti Suprem Dwight D Eisenhoëer ka thënë: “Asgjë nuk më ka tronditur kurrë si ajo pamje.”

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kampi buchenwald pamje nga kampi kampi buchenwald pamje nga kampi

Sondazh

Poll