Sport

“A ka ndonjë kontakt për të përshpejtuar?” Zbulohen mesazhet për rastin Suarez, të përfshirë edhe qeveritarë

14 Janar 2021, 20:44 Nga DOSJA
“A ka ndonjë kontakt për të përshpejtuar?”

TORINO-Juventusi tashmë kishte një marrëveshje për të nënshkruar me Luis Suarez: një minimum i garantuar prej 7.5 milion euro në vit me mundësinë, në sajë të disa shpërblimeve, për të arritur në 10 milion. Kjo është ajo që Fabio Paratici i zbuloi kryeprokurorit të Perugia Raffaele Cantone dhe prokurorëve Paolo Abbritti dhe Gianpaolo Mocetti në marrjen në pyetje të 11 nëntorit si pjesë e hetimit, tashmë shumë të famshëm, në “provimin farsë” të italishtes për të marrë shtetësinë e në këtë mënyrë të luante në kampionatin italian si komunitar.

Sipas fragmenteve nga procesverbalet e botuar dje nga “La Nazione” në faqen e saj të internetit, marrëveshja u arrit në 30 gusht, por disa orë më vonë, Paratici i dërgoi një mesazh me tekst një prej avokatëve të uruguajanit, i rrethuar nga dyshimet për statusin e sulmuesit.

Në konfrontim me magjistratët, Paratici shpjegon gjithashtu se – pikërisht duke verifikuar pamundësinë e të qenit në gjendje të kesh shtetësinë në kohë për regjistrim – Juve vendosi që në datën 12-13 Shtator të heqë dorë nga lojtari. Por dy ditë më vonë, ministrja e infrastrukturës, Paola De Micheli, para gjykatësve raportoi kontaktin telefonik me Paraticin, “bashkëqytetar dhe mik i fëmijërisë” për të “kontrolluar nëse procesi mund të përfundonte në kohë, duke më kërkuar një mbështetje”. Në akte ka edhe mesazhe ëhatsapp midis ministres dhe shefit të kabinetit të Ministrisë së Brendshme: “A ka ndonjë kontakt për të përshpejtuar?”. “Ky është një lojtar që Juventusi dëshiron ta blejë.

Kështu që, ju më këshilloni të vendos Juven në kontakt me menaxherin tuaj për të përshpejtuar procedurën e pajisjes me pasaportë?“, lexohet në mesazhin e De Michelit. Ndërkohë, zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Bruno Frattasi iu përgjigj: Po, do të kujdesem unë për këtë gjë“.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus paratici suarez juventus paratici suarez

Sondazh

Poll