Sport

Nuk luajti prej 11 ndeshjesh rradhazi, Berisha rikthehet në formacion me Spal dhe nxjerr jashtë Kupe Sassuolon

14 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
Nuk luajti prej 11 ndeshjesh rradhazi, Berisha rikthehet në formacion me

ITALI– Portieri i përfaqësueses shqiptare Etrit Berisha është rikthyer në formacion me skuadrën e Spal dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë, duke skualifikuar nga Kupa skuadrën e Sassuolos. Gardiani kuqezi përjetoi një eksperiencë të tmerrshme me koronavirusin, pasi në një moment iu desh të shkonte edhe në spital për trajtim të specializuar, por tani ka lënë gjithçka pas krahëve.

Mund të konsiderohet surprizë ky sukses, pasi ekipi ku bën pjesë shqiptari luan në Serie B. Spal fitoi 0-2 ndaj Sassuolos me golat e Misirolit dhe Dikman. Për sa i përket paraqitjes së sotme, Berisha arriti të neutralizonte 6 gjuajtjet ne portë të Sasuolos, duke rezultuar një nga më të mirët në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berisha sassuolo spal berisha sassuolo spal

Sondazh

Poll