Sport

Turqia dashurohet me futbollistët shqiptarë, Trabzonspor kërkon mbrojtësin e përfaqësueses

14 Janar 2021, 18:44 Nga DOSJA
Turqia dashurohet me futbollistët shqiptarë, Trabzonspor kërkon

TURQI– Albi Doka, futbollisti që aktivizohet te Gorica në Kroaci mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Tiranës ka vetëm 6 muaj te klubi kroat, por kaq ka mjaftuar që lojtari të evidentohet menjëherë. Siç bën e ditur gazeta turke“Karadenizgazete” ka zbuluar së fundmi se Trabzonspori është ekipi që gjendet më afër transferimit të Dokës.

Trajneri i këtij ekipi, Abdullah Avci ka dhënë pëlqimin e tij që drejtuesit të nisin negociatat me Gorican. Skautët e Trabzonsporit e kanë ndjekur në shumë ndeshje Dokën dhe performancat e tij janë pëlqyer.

Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes në këtë skuadër ka shumë hapësira pasi nuk binden nga organike aktuale. Tashmë pritet që të konkretizohet marrëveshja gjatë ditëve në vijim dhe Doka do të gjejë te ekipi i njohur i elitës turke edhe një tjetër ish-futbollist të Superiores, Kaleb Ekuban.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport albi doka trabzanspor albi doka trabzanspor

Sondazh

Poll