Sport

Apeli konfirmon gjobën ndaj Mesit, për gjestin kushtuar legjendës Maradona!

14 Janar 2021, 18:36 Nga DOSJA
Apeli konfirmon gjobën ndaj Mesit, për gjestin kushtuar legjendës

SPANJE – Ndërsa pret të zbulojë, nëse do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës spanjolle, të planifikuar për të dielën e ardhshme, Lionel Mesi ka marrë vendimin përfundimtar nga Komisioni i Apelimit pranë Federatës së Futbollit të Spanjës, për festimin kushtuar legjendës Diego Armando Maradona.

Disa ditë pas vdekjes së “Pibe”, kapiteni i Barcelonës kishte shënuar kundër Osasunas dhe pas golit festoi, duke treguar një fanellë të Newell’s, klubi i zemrës së të dy futbollistëve fenomenalë argjentinas.

Ndaj këtij gjesti, Komisioni Disiplinor kishte qenë jo fleksibël: Mesi ishte paralajmëruar për t’u ndëshkuar me pezullim dhe përveç kësaj, ai ishte gjobitur me 600 euro, si dhe 180 të tjera për klubin katalanas. Ankimi i Barcelonës u refuzua dje: Komisioni i Apelit konfirmoi “dënimin”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego armando maradona leo mesi diego armando maradona leo mesi

Sondazh

Poll