Politike

Përmendi Tiren dhe Nusreti-n, Basha-Ramës: Ke mendjen të gajasesh, por nuk i mbulon dot dështimet e qeverisë dhe skandalin

15 Janar 2021, 13:40 Nga DOSJA
Përmendi Tiren dhe Nusreti-n, Basha-Ramës: Ke mendjen të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Pasi ky i fundit në një reagim ironik për përmbytjet tha se Opozita po kërkon që të bëjë komardare Tiren (sanitaren e prangosur për zhvatje) dhe Nusretin, Basha shkruan se me gajasjet e veta, kryeministri nuk i mbulon dot dështimet e qeverisë.

Basha shton këtu darkën luksoze në Dubai dhe shumëfishimin e pasurisë së Ministrave të kabinetit të kryeministrit Rama.

Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Tëitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre,”– shkruan Basha.

Mesditën e sotme, kryeministri Rama doli në konferencë me mediat ku u shpreh se përmbytjet dhe situata e rënduar pas reshjeve të dendura është menaxhuar me sukses nga qeveria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama-basha per permbytjet rama-basha per permbytjet

Sondazh

Poll