Politike

“Mijëra njerëz deri në brez me ujë”/ Rama-Bashës: Nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kome

15 Janar 2021, 12:52 Nga DOSJA
“Mijëra njerëz deri në brez me ujë”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me humor e batuta deklaratës së kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili e cilësoi një dështak dhe se ka lënë mijëra familje nën ujë pas përmbytjeve të shumta.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se nën ujë në të vërtetë janë opozitarët, përfshirë Bashën, Monika Kryemadhin, Ilir Metën dhe Sali Berishën, që sipas tij duan ta bëjnë edhe tërmetin komardare.

Rama futi në reagim edhe Nusreti-n e famshëm bashkëm e sanitaren e arrestuar për zhvatje Tire Alldervishin, për të cilët tha se edhe këta të dy, Opozita ka dëshirë t’i bëjë komardare. 

Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë,”– shkruan Rama.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë?

— Edi Rama (@ediramaal) January 15, 2021

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si një propagandë konferencën e kryeministrit Edi Rama që sot e konsideroi sukses menaxhimin e përmbytjes.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se sot janë mijëra familje nën ujë, ndërsa kreu i qeverisë ka në plan të bëjë vetëm propagandë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet edi rama lulzim basha rama-basha per permbytjet

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...