Politike

Deklaratat e Ramës për përmbytjet, Kryemadhi: Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet

15 Janar 2021, 13:29 Nga DOSJA
Deklaratat e Ramës për përmbytjet, Kryemadhi: Një qeverisje

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot kryeministri Edi Rama teksa bëri një përmbledhje të situatës pas përmbytjeve.

Në një reagim në “Facebook”, Kryemadhi tha se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari. Mes të tjerash Kryemadhi tha se qytetarët nuk duan batuta, ndaj sipas saj koha po mbaron.

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, tha Kryemadhi.

Gjithçka nisi nga konferenca për mediat që mbajti kryeministri Rama me gazetarët për përmbytjet në vend. Basha reagoi menjëherë duke e quajtur propagandë konferencën. Rama nuk vonoi shumë dhe me ironi tha se opozitarët bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha edhe tërmetin duan ta bëjnë komardare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...