Politike

Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e dëmtuar nga u

15 Janar 2021, 11:02 Nga DOSJA
Rama: Sfidën e menaxhimit të përmbytjeve e kemi fituar! Shteti do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e sheh si fitore të qeverisë situatën e krijuar në vend me përmbytjet. Në një konferencë të përbashkët me gazetarët, ku shoqërohej nga dy ministrat, Milva Ikonomi dhe Niko Peleshi, Rama tha se edhe pse gjatë këtyre ditëve ka patur më shumë reshje se gjatë qeverive të kaluara, autoritetet i kanë përballuar me sukses reshjet.


I shoqëruar nga të dy ministrat, Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi, Rama renditi arsyet pse situata këtë vit ishte më mirë nga vitet e shkuara. Peleshi tha se kalimi i kompetencave tek bashkitë ka ndihmuar për një investim më të mirë tek kanalet e kullimit dhe të ujitjes.

Ndërsa kryeministri, kur u pyet pse u përmbyt Vlora, tha se edhe qytete si Parisi janë përmbytur në të shkuarën, pasi sipas tij, “jo çdo gjë është në dorën tonë”. 

Rama garantoi një kompesim 100% të të gjithë fermerëve të goditur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, ku ka patur më shumë probleme. 

Kryeministri zgjodhi të mbante një rol neutral për shembjen e rrugës me vlerë 13.7 milionë euro të ndërtuar nga kompania Salillari, një pjesë e të cilës u ça më dysh në Borsh disa ditë më parë. “Nuk është rruga e bllokuar, bëhet fjalë për një çarje”-tha ai, ndërsa mori në mbrojtje kompaninë, “kjo është një gjueti shtrigash, më shumë gjoba se gazetari, duhet analizë”-tha ai. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama milva ekonomi niko peleshi edi rama milva ekonomi niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 15 Janar 2021, 12:02

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmtimin e rrugës në Borsh, ku u harxhuan 13.7 milionë euro për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga kompania Sall...